

Që nga dita e parë, jemi rritur hap pas hapi, duke ndërtuar marrëdhënie, duke zgjeruar hapësirat tona dhe duke u bërë pjesë e projekteve gjithnjë e më të veçanta në Shqipëri. Por, pavarësisht rritjes, një gjë ka mbetur e pandryshuar — mënyra jonë e të bërit biznes: me përgjegjësi, përkushtim dhe respekt për çdo klient që na beson hapësirën e tij.
Sot, First Floor Concept është kapitulli i ri i këtij rrugëtimi. Një hap përtej parketit, drejt një vizioni më të plotë për interiorin — ku materialet, format dhe detajet bashkohen për të krijuar ambiente me karakter dhe jetëgjatësi.
Sepse për ne, një hapësirë e bukur nuk është thjesht ajo që duket bukur. Është ajo që ndihet si shtëpi.
- 2010
First Floor
Parkete druri inxhinierik, SPC, laminat dhe decking WPC për shtëpinë dhe biznesin.
- Rritja
Showroom-e në Tiranë & Durrës
Më shumë hapësirë, më shumë koleksione dhe projekte gjithnjë e më të veçanta.
- Sot
First Floor Concept
Divane, kënde, kolltukë dhe tavolina kafeje — interieri i plotë, mbi dyshemenë që njihni.











